Ali Ahmeti: Erdhi koha për #KryeministërShqiptar (VIDEO)

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka postuar një video emocionale në lidhje me nismën unifikuese për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut për zgjedhjen e kryeministrit të parë shqiptar të këtij vendi.

Marketing

Gjithashtu, në postimin e tij në rrjetet sociale, Ahmeti shkruan:

“Erdhi koha të dashur miq, të bashkohemi sepse kur jemi bashkë, çdo gjë është e mundur, ashtu siç ishim bashkë që nga lufta e UÇKsë gjer tek zgjedhja e Kryetarit shqiptar të Kuvendit, anëtarësimit në NATO dhe negociimit me Bashkimin Europian.

#KryeministërShqiptar” përfundon Ahmeti.