Ali Ahmeti është Skënderbeu modern i popullit shqiptar

ALI AHMETI ËSHTË SKËNDERBEU MODERN I POPULLIT SHQIPTAR

Marketing

Ismet Sylejmanie

(e shkruar dhe e botuar në gazetën ditore EPOKA E RE 6 vjet më parë, më 27 Janar 2016, po e risjellim para lexuesit në albumin RIKUJTESË, reagimin e atëhershëm ndaj disa mediave në Maqedoninë e Veriut, pas sulmeve që i bënin figurës së Udhëheqësit të popullit shqiptar, shokut e bashkeveprimtarit tim Ali Ahmetit)

*************************

Jo vetëm agjenti serb Bozhidar Spasiq, po edhe sikur të ngjalleshin Tito, Rankoviqi e Millosheviqi dhe të shpifnin në kor e akord kundër Ali Ahmetit, të kotë do ta kishin!

Pa gjakun e derdhur për liri të heronjve e të dëshmorëve të kombit e të invalidëve të luftërave të armatosura çlirimtare të popullit shqiptar!

Pa Ali Ahmetin – ABAZI-n!

Pa këtë emër të madh, të shenjtë e të shtrenjtë!

Pa shkronjat e arta të këtij emri të lavdishëm, por edhe pa shumë emra të shokëve e veprimtarëve të tjerë të lëvizjes politike ilegale, atdhetare e patriotike e të veprimtarisë kolosale të Lëvizjes Popullore të Kosovës, e të luftës titanike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe të Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, nuk do të ishte e mundur që Kosova të ishte e çliruar nga Serbia pushtuese, nuk do të ishte e mundur që populli shqiptar në Maqedoni të bëhej zot i fateve të veta dhe Lugina e Preshevës do të asimilohej në heshtje e do të boshatisej tërësisht dhe do të kolonizohej me popullatë serbe!

ALI AHMETI është SKËNDERBEU modern i popullit shqiptar!

Fundi me tragjedi të përmasave botërore i ish-Jugosllavisë, pra shkatërrimi i plotë i saj, fitorja e popullit shqiptar në aleancë me shtetet më të fuqishme e më me ndikim si SHBA-ja, Anglia, Gjermania etj., dhe aleanca ushtarake e fuqishme botërore NATO, e bëjnë edhe më madhështore figurën e madhe, politike e patriotike të të vërtetit Ali Ahmeti!

Gjeografia e atdheut të Skënderbeut do të lulëzojë e do të ngjajë me ato të vendeve më të zhvilluara e më të përparuara të botës përparimtare!

Prishtinë, 27 Janar 2016