Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut, i partisë më të madhe shqiptare në këtë vend, Ali Ahmeti i shoqëruar nga disa ministra, kryetari i kuvendit dhe zëvendës kryeministi ka vizituar këtë të shtunë Kosovën.
Delegacioni i lartë i politikanëve shqiptar mbërriti në ambientet e fabrikës Comodita Home ku u mikëprit nga pronari i Devolli Corporation Shkëlqim Devolli së bashku me stafin e tij.
Kjo vizite e Kreut të Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut vjen 3 javë pas vizitës jo zyrtare që Kryeministri Albin Kurti bëri në komunat me shumicë shqiptare, Tetovë e Çair ku u takua krerët e disa partive shqiptare në opozitë .
Në vizitën e tij Ali Ahmeti nuk pritet që të takohet me kryeministrin e Kosovës duke i kthyer kështu reston Albin Kurtit.
Zëvendës kryeministri i Maqedonise se Veriut Artan Gurbi pjesë e BDI e kishte konsideruar vizitën e Kryeministrit të Kosovës tre javë më parë si një ndërhyrje në procesin zgjedhor të vendit te tyre. Sipas Gurbit ky gabim i Kurtit ishte i përsëritur ndërsa shtoi se Maqedonia dhe Shqipëria nuk kanë bërë me parë asnjëherë gabime të tilla ndaj njëra tjetrës apo ndaj Kosovës./abcnews.al