ALI AHMETI I MATUR E LARGPAMËS TË GJITHA I TEJKALON

Maqedonia e Veriut është duke i jetuar momentet e para të përfundimit të zgjedhjeve të 15 Korrikut 2020 dhe pritet inaugurimi për herë të dytë i Kryetarit shqiptar të Parlamentit maqedon, të parit me emër të ri dhe pastaj edhe i Qeverisë se Re me Kryeministrin e parë shqiptar në 100 ditët apo 3 muaj e 10 ditët e fundit të mandatit të saj!

Marketing

Në Maqedoninë e Veriut, e cila pas ndryshimit të emrit që mund ta quajmë edhe Maqedonia e re, shqiptarët janë bërë jo vetëm faktorë e aktorë stabiliteti, por ata janë bërë të fortë e të pakapërcyeshëm që nuk mposhten më kurrë!

Shqiptarët gjithnjë e më shumë po bëhen të mëdhenj dhe madhështia e madhësisë së tyre gjithmonë do të shkojë duke u rritur, sepse Ali Ahmeti ua ka shtruar dhe po ua shtron rrugën dhe konturet e ecjes së madhe!

Peshat e faktorizimeve shqiptare në Maqedoninë e Veriut, dhe shtetet shqipatare në Shqiperi e Kosovë, por edhe shqiptarët në Luginë të Preshevës dhe në Mal të Zi, gjithnjë e më shumë po shkojnë duke u rritur dhe duke u konsolidur e duke u bërë adresë, te e cila, po nuk u ndale të humbë rruga!

Shqiptarët janë me fat, ashtu sikur e kemi thënë edhe shumë herë më parë, se në ballë të udhëheqjes se tyre e kanë njërin prej Udhëheqësve më të mëdhenj të popullit shqiptar, personalitetin e shquar të kombit Ali Ahmetin, i cili në momentet vendimtare din të ofrojë stabilitet e të krijojë unitet politik, ashtu sikur ka porositur e sikur ka udhëzuar Kryetrimi e strategu Gjergj Kastrioti Skenderbeu!

Zërat se do prishet BDI dhe se do dorëhiqet Ali Ahmeti nga rruga e tijë e do ndryshojë mendje dhe do ndryshojë emrat e propozuar në Qeveri e do sjellë të tjerë nën presion dhe se nuk e kontrollon partinë, janë zëra që nuk ua duan të mirën shqiptarëve dhe fërkojnë duart nëse do arrihet përqarja, për të cilën armiqt e kundështarët punojnë 24 orë/7 ditë në javë!

Ata që ferkojnë duart dhe presin të përseritet fenomeni PPD dhe Nevzat Halili, u themi se kot e keni!
Ka ikur ajo kohë përgjithmonë!
Përballë e keni gjigandin Ali Ahmeti dhe BDI!
Ali Ahmeti udhëheq e drejton me heroizem modern shqiptar, kurse formula skenderbegiane e bashkimit dhe e bashkëpunimit me aleatët e sidomos me SHBA-në, është alfa dhe omega e Tij!

Deputetet shqiptarë në BDI pavarësisht divergjencave që mund të kenë, ata do të dijnë të ecin përkrah komandantit e udhëheqësit të tyre të madh e konsekuent i cili gëzon respekt brenda e jashtë vendit!

Ali Ahmeti gjakftohtë, i matur e largpamës të gjitha pengesat do ti tejkalojë dhe do të marshojë përpara e fitimtarë!

Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 21 Gusht 2020!