Kreu i integristëve Ali Ahmeti sot feston ditëlindjen e tij të 63-të. Lajmin për ditëlindjen e tij e kanë bërë të ditur miqt dhe përkrahësit e tij. Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti duke festuar ditëlindjen ka prerë shiritin e Korridorit 8, faza e parë e ndërtimit të të cilit do të fillojë në pranverë të këtij viti, raporton TetovaSot.
Realizimi i mjeteve të parapara për ndërtimin e infrastrukturës rrugore nga Korridori 8 dhe Korridori 10 në Buxhetin për vitin 2022 u mundësua me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, pati njoftuar Ministri i Financave, Fatmir Besimi.
Buxheti për vitin 2022 parasheh rreth 6 miliardë denarë për ndërtimin e seksioneve Qafa Thanë-Strugë-Trebenishtë dhe për segmentin Tetovë-Gostivar-Bukojçan nga Korridori 8 si dhe seksioneve Prilep- Manastir (korridori 10d).
Korridori 8 që do të kalojë nga Tetova në Kërçovë do të përfundojë deri në vitin 2024, ku më pas do të vazhdojë deri në Qafë Thanë. Lidhur me afatin e përfundimit të Korridorit 8, Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi ka deklaruar se deri në përfundimin e mandatit të kësaj qeverie, pritet që të përfundojë projekti më i madh në Maqedoninë e Veriut, ai i Korridorit 8.
“Në përputhje me negociatat që i kishim të deritanishme dhe me zotimin e vetë kompanisë Bechtel Enka në vitin 2024 ata do të na e japin çelësin në rrugë të Korridorit 8 pa degëzimin Trebenishtë-Qafë Thanë i cili do tju duhet edhe një vit të tërë. 2025-tën deri në Qafë Thanë autostradë” – ka deklaruar Grubi.
Reailizimi i Korridorit 8 do të mbajë vulën e Bashkimit Demokratik për Integrim dhe Ali Ahmetit./TS