Lideri i Bashkimit Demokraitk për Integrim, Ali Ahmeti me rastin e 22-vjetorit të Epopesë së UÇK-së kujtoi gjithë sakrificën e Jasharajve duke theksuar se Baca Shaban, Ademi e Hamza, janë emblema e pavarësisë së Kosovës.
“Sa popuj njohin njëkohësisht krenarinë dhe dhimbjen, mallin dhe ngadhnjimin, fitoren në sakrificën sublime, durimin në palcë, zemrën zjarr e kokën akull, lotin dhe buzëqeshjen, rënien dhe ngritjen, përjetësinë…
Jasharajt, Baca Shaban, Ademi e Hamza, janë emblema e pavarësisë së Kosovës, e luftës së popullit shqiptar, e fitores së kombit tonë.
Sot u riktheva në Kosovën time, aty ku i gjej të ngërthyer të gjitha, për të qëndruar pranë Jasharajve, përgjithmonë, sa të jetë jeta” ka shkruar Ahmeti në Fb.