Përshëndetje i dashur Nikos,
Më në fund erdhi dita kur bashkarisht mund t’i gëzohemi një suksesi të përbashkët kaq të madh.
Shpesh i rikujtoj takimet tona të shumta fort konstruktive, të hapura e të sinqerta, kur ndanim të njejtin qëllim, kishim të njejtat bindje, por edhe ne bashkonte i njejti optimizëm se mund t’ia arrijmë këtu.
Fortunat dhe vranësirat nuk na largonin dot nga qëllimi i paracaktuar dhe u dëshmua që ishim në rrugën e duhur të historisë dhe që asnjëherë nuk e larguam përqëndrimin tonë nga qëllimi përfundimtar.
I nderuar mik, ia dolëm.
Të gjithë që dhanë kontribut në këtë vepër shekullore duhet t’janë krenar sepse ndërtuan vlerë civilizuese evropiane, kontribuan për paqë në tërë rajonin duke mundësuar stabilitet, siguri dhe një të ardhme.
Dua të të përgëzoj për guximin dhe përkushtimin drejt arritjes dhe miratimit të marrëveshjes. Sot, rajoni jonë, Evropa juglindore, u gdhi në rrethana krejtësisht të reja gjeostrategjike dhe gjeopolitike, ato për të cilat punuam bashkarisht.
Paç shëndetin mik, paç fatin dhe dua që ta dish se derën time do ta gjesh gjithëmonë të hapur pa patur nevojën që të trokasësh.
Mirëmbetsh,