Instituti për Hulumtimin e Politikave dhe Qeverisjes së Mirë – Shkup, në periudhën prej 5 deri më 9 nëntor 2023 ka realizuar sondazh telefonik (anketë) në mostër përfaqësuese në nivel të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në anketë, qytetarët i kanë shprehur qëndrimet e tyre për mbështetjen për partitë politike dhe politikanët.
Hulumtimi është realizuar në mostër përfaqësuese prej 1050 të anketuarve, duke marrë në konsideratë karakteristikat përfaqësuese të popullatës. Gjatë realizimit të anketës, vëmendje u është kushtuar specifikave demografike të popullsisë, si përkatësia etnike, gjinia, vendbanimi dhe njësitë zgjedhore.
Cilit politikan i besoni më shumë?
% | |
Dimitar Kovaçevski | 9.1 |
Hristian Mickovski | 16.9 |
Stevo Pendarovski | 6.1 |
Zoran Zaev | 1.5 |
Ali Ahmeti | 5.1 |
Arben Taravari | 4.8 |
Billal Kasami | 1.9 |
Izet Mexhiti | 2.1 |
Dimitar Apasiev | 4.2 |
Tjetër | 4.5 |
Nuk e di | 3.3 |
Asnjërit | 40.5 |
Gjithsej | 100% |
Hulumtimi është realizuar për nevojat e IPDV me qëllim që të analizohet rejtingu i partive dhe politikanëve. Kjo anketë është realizuar me mjetet financiare të Institutit.