Ali Ahmeti: Loja nuk ka filluar akoma!

ALI AHMETI, KRYETAR I BASHKIMIT DEMOKRATIK PER INTEGRIM

“Ky dokument i nënshkruar është i deponuar dhe ne nënshkruesit të gjithë e dimë se ku e kemi deponuar. Çdo kontestim mbi këtë dokument është i pavërtetë dhe dëshmohet nga të gjithë aleat e miqtë tanë që janë interesuar, që ky vend të ecë përpara, të mos vendnumrojë.

Ahmeti i ka quajtur edhe terror psikologjik fushatën e aplikuar në rrjetet sociale për mundësinë e ikjes së disa deputetëve nga Fronti Evropian.  

Ndërkohë, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela, theksoi se edhe pas zgjedhjeve do t’i vazhdojnë zotimet e tyre për t’i çuar në vend premtimet e tyre ndaj popullit.

ZIJADIN SELA, KRYETAR I ALEANCËS PËR SHQIPTARËT 

“Bashkarisht do të arrijmë që t’ia dalim që atë që e kishim premtimin kryesor, që sa më shpejtë vendi të bëhet antare e Bashkimit Evropian, sa më shpejtë neve këtë zotim t’a cojmë përpara dhe ta plotsojmë”.

Edhe partia turke e bashkuar në këtë koalicion, shprehi fjalë faleminderuese për fitimin e ketyre zgjedhjeve duke shtuar që do të vazhdojnë të punojnë për vendin edhe në të ardhmen.

Marketing

BEJXHAN ILJAZ, KRYETAR I PARTISË DEMOKRATIKE TURKE
“Fitorja është e jona dhe për këtë në periudhën e ardhshme, për zhvillimin e këtij vendi do të punojmë së bashku të gjithë”

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, theksoi se kultura e vërtetë dhe demokracia e vërtet qëndron te jo fituesi i zgjedhjeve, e që këtë kulturë ai e posedon.

MENDUH THACI, KRYETAR I PARTISË DEMOKRATIKE SHQIPTARE

“Unë Ali kaq thjeshtë e kuptojë politikën. Edhe unë barti me vete, në karrierën time një kulturë të madhe politike, kultura e madhe poltike vjen kur humb shpesh në zgjedhje dhe I pranon humbjet.

Gjithashtu edhe kryetari I Lëvizjes Populli, Skender Rexhep-Zejd, ka përshkruar fitoren e zgjedhjeve duke thënë që në betejën dhe garën politike në të gjitha venbanimet shqiptare ishin fitues absolut.

SKENDER REXHEPI-ZEJD, KRYETAR I LËVIZJES POPULLI

“Kjo është një realitet me të cilin dëshmohet se qytetarët nga vendbanimet shqiptare janë më të vetëdishëm se realiteti demokratik në Maqedoninë e Veriut është multi etnik”.

Gjatë takimit tw sotshwëm, ishin të pranishëm edhe partitë e tjera të cilët janë në këtë koalicion, ajo rome dhe boshnjake të cilët shprehën fjalë mirënjohëse për të gjithë ata që kanë votuar dhe kanë qenë pjesë të kësaj fitore.

Ndërkaq përfundimin e këtij takimi e bëri lideri I këtij koalicioni, Ali Ahmeti, më një porosi për të gjithë:

ALI AHMETI, KRYETAR I BASHKIMIT DEMOKRATIK PËR INTEGRIM

“Loja nuk ka filluar akoma”