Lideri i BDI-së Ali Ahmeti përmes një statusi në fejsbuk, ka ururar anëtarët e përzgjedhur të kryesisë qëndore që sot morrën besimin nga Këshilli i Përgjithshëm. Ahmeti përkujton se mbi funksionet partiake qëndrojnë misionet dhe pesha e madhe e përgjegjësisë për të ngadhënjyer për të mirën e gjeneratave dhe të ardhmes së ndritur të tyre.
Postimi i plotë :
Të bashkuar dhe të përkushtuar rreth misioneve jetike që presin vendin në rrugën e integrimit, realizimit të reformave, luftës kundër krimit dhe korrupcioni, programit të projekteve të jetës cilësore, si dhe menaxhimit efikas të krizës energjetike dhe ekonomike mbajtëm sot mbledhjen e katërt të Këshillit të Përgjithshëm të Bashkimit Demokratik për Integrim.
Me përzgjedhjen e kryesisë qendrore dhe shpalljen e zgjedhjeve brendapartiake në të gjitha këshillat vendorë,degët partiake, Forumin Rinor dhe degët e tij, dëshmuam sërish kapacitetin e brendshëm demokratik, transparencën dhe kompaktësinë tonë organizative.
Mbi 20 vite jemi faktorë progresi, stabiliteti dhe zhvillimi në këtë vend, akademi vlerash kadrovike dhe programore, kjo sepse për ne jetësimi i idealeve kombëtare dhe misioneve jetësore ka qenë prioriteti parësor. Ashtu ka qenë dhe do të jetë gjithmonë në Bashkimin Demokratik për Integrim që rrënjët e ekzistencës i ka në amanetet e popullit.
Përgëzoj anëtarët e përzgjedhur të kryesisë qëndrore që sot morrën besimin nga Këshilli i Përgjithshëm duke i përkujtuar se mbi funksionet partiake qëndrojnë misionet dhe pesha e madhe e përgjegjësisë për të ngadhënjyer për të mirën e gjeneratave dhe të ardhmes së ndritur të tyre.
<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FAliAhmetiOfficial%2Fposts%2Fpfbid0soxXMP7jG5ZYtpKFMiD432GBfbcxaRfSdAQJbe6JTrVApZnNcbNuvqsahxaK2gA2l&show_text=true&width=500″ width=”500″ height=”767″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowfullscreen=”true” allow=”autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share”></iframe>