



Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti përmes një postimi në rrjetet sociale ka uruar kampionet e xhudos në Lojërat olimpike botërore, duke thënë se do mbeten inspirim dhe simbol për gjeneratat e ardhshme.
Postimi i Ahmetit:
Nora e Artë madhështoi në Lojërat Olimpike jo vetëm Kosovën, por të gjithë shqiptarët.
A ka krenari më të madhe se sa të rishkruhet historia me shkronja të arta siç e bën Nora dhe Distria, por edhe Majlinda më herët.
Mbretëreshat e xhudos do të mbeten inspirim dhe simbol për brezat e ardhshëm!