Kompania ‘Jus-Mb’ sot ka bërë hapjen e Qendrës së re Distribtive të industrisë ushqimore. Me këtë investim janë hapur 60 vende të reja të punës, ndërsa investimi në fjalë është reth 2.7 milion euro. Në përurim mori pjesë kreu I BDI-së Ali Ahmeti, Ministri I Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, kryetari I komunës së Sarajit Blerim Bexheti dhe afaristë nga oda Ekonomike e Maqedonisë Veri Perendimore.
Kreu I BDI-së Ali Ahmeti, tha se investimet e tilla kapitale ndihmojnë shoqërinë shqiptare në Maqedoninë e Veriut, në hapjen e perspektivave ekonomike, rritjen e konkurencës. Ai, tahs e politikat selective në shtet janë varosur dhe I takojnë të kaluarës, tani ne mburemi me investimet kapitale që I bëjnë shqiptarët në vendin e tyre.
“Dikur na gëzonte deri në emocioane ngritja dhe përkujtesa e heojve të kombit nga Skender Beu deri te Isa Boletini. Sot më gëzojnë veprat kapitale pasi që kështu dëshmuam se sa duam vendin tonë dhe sa jemi të përgjegjshëm në hapjen e vendeve të reja të punës. Për tu ngrit na si komb, që nga hapja e universitet dhe veprat tjera, nëse ju të biznesit nuk angazhoheni për investime dhe ngritje të vprave të cilat ndihmojn vendin. Nga 1992 ishte krijuar grup se si të përjashtohen shqiptarët nga privatizimi, por ju them se kanë përfunduar ata kohëra që përjashtoheshin shqiptarët. Ne jemi dalë zot në të gjitha fushat, a I pëlqen apo jo dikujt, politikat selective janë varosur”, u shpreh lideri I BDI-së ali Ahmeti.
Kryetari I komunës së Sarajit Blerim Bexheti, tha se komuna e Sarajit angazhohet dhe kontribonë në krijimin e kushteve për investitorët lokalë, duke shtuar se nga komuna e Sarajit ka biznesmen të fuqishëm të cilët kontribojnë në zhvillimin e Sarajit, ndërsa janë konkurues edhe në nivel shtetit.
Ministri I Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, tha se Ministria e Ekonomisë c’dooher është në shërbim të investitorëve edhe në këtë kohë pandemia. Ai tha se Ministria e ekonomisë ka një bashkpunim të mirë me komunën e Sarajit, dhe falë këtij bashkpunimi ne sot bëjmë përurimi e investimit të kompanisë ‘Jus-Mb’. Ai, inkurajoi edhe biznesmentë të tjerë të investojnë që të ndikojnë në uljen e papunësisë.
Kryetari I OEMVP Nebi Hoxha, u shpreh se OEMVP është e hapur dhe në përkrahje të investimeve kapitale për zhvillim dhe progress ekonomik në Maqedoninë Perendimore .
Kompania Jus MB u themelua në vitin 1992. Fillimet e saj janë si një kompani e vogël familjare që me investime të vazhdueshme në aktivitetet e saj ka arritur zbatimin e standardeve moderne dhe profesionalizmit në një kompani moderne me qendrën e saj të shpërndarjes të rangut më modern.
Jus MB sot hap qendrën e saj të re të shpërndarjes e cila ka një sipërfaqe totale prej 30,000 m2 dhe hapësirë depoje prej 7,000 m2.
Hapësira e magazinimit ka një sipërfaqe totale prej 6,000 m2 prej të cilave 4,500 m2 hapësirë depo, 1,500 m2 depo për mallra nga regjimi termik dhe departamenti i paketimit me një kapacitet prej 2160 ton si dhe 1000 m2 në shërbim administrative.
Suksesi dhe zhvillimi i kompanisë është për shkak të punës së përgjegjshme, të përkushtuar dhe profesionale të ekipit tonë prej 60 punonjësish, investimeve të vazhdueshme në të gjitha aspektet e funksionimit dhe natyrisht bashkëpunimit afatgjatë me drejtuesit e saj të cilët japin kontribute shtesë në shitjet e përbashkëta dhe rritjen e shërbimit të shpërndarjes.
Shpresojmë që vizioni ynë të mos ndalet këtu dhe se do të vazhdojmë të përpiqemi të arrijmë më shumë sukses me punë të përkushtuar.