Ali Ahmeti Më 8 maj do kemi Referendum, integrimi është platforma e Frontit Europian

Takimi i kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti me qytetarë sonte ka vazhduar në komunën e Sarajit.

Marketing

Para të pranishmëve ai tha se më 8 maj do të ketë Referendum dhe qytetarët do kenë dy opcione, atë të integrimit dhe izolimit.

Në zgjedhje dilet me program, në garë bëhen krahasime midis programeve dhe oponentëve të cilët janë në fushë në betejë, më 8 maj me këtë Referendum do të kemi parasysh dy platforma, integrimi që përfaqëson platforma e frontit dhe izolimi që e përfaqëson oponenti ynë VMRO, se këta tanët kanë një platformë dhe ju më 24 prill ua dogjët në dorë, tha kryetari i BDI Ahmeti.

Më tej Ahmeti ka bërë thirrje për afrim të të gjithëve tek platforma që ofron Fronti Europian si mision i vetëm që ofron më të mirën e vendit.

Mjaftë na kanë sharë dhe përçarë të tjerët, nuk hidhërohem me shqiptar se më shajnë, ata të cilët kanë votuar opcionin e rrënimit të BDI i kemi vëllezër. Të gjithëve ju bëjmë thirrje të afrohen sepse platforma jonë nuk është e thjeshtë por është mision, unë kam hyrë për të bërë Shqipëri. Fillimisht synuam Kosovën pastaj ndryshuam statusin tonë juridik, sepse rrethanat ndërkombëtare kanë ndryshuar, u shpreh më tej Ahmeti.

Sipas tij, vendi duhet të bëj tregti me 500 milionë treg që ka Bashkimi Europian dhe për këtë zhbllokim duhet të kontribuojnë të gjithë.

Opcioni jo izolimit opo integrimit është fitues për të gjithë, ne na duhet të integrohemi në BE dhe të forcojmë ekonominë dhe stadardin jetësor dhe cilësinë në arsim e shëndetësi, nuk mund të jetojmë të izoluar. Vendi duhet të bëj tregti me 500 milionë treg që ka BE, të gjithë duhet të kontribuojmë të zhbllokojmë këtë situatë, nënvizoi për fund kryetari i BDI, Ali Ahmeti në Saraj.

Marketing