Ali Ahmeti me ambasadorin Çek Ludva: Vendi po largohet nga Europa, të kthehemi në drejtim të Brukselit

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, në Tetovë takoi Ambasadorin e Çekisë në Shkup, z. Jaroslav Ludva.

Marketing
Kryetari Ahmeti dhe Ambasadori Ludva bashkëbiseduan kryesisht për integrimin e vendit në Europën e bashkuar dhe pesë prioritetet e shpalosura nga z. Ahmeti.
Ndryshimet kushtetuese dhe vazhdimi i rrugës europiane është prioritet mbi prioritetet pët z. Ahmeti, Bashkimin Demokratik për Integrim dhe shqiptarët, por duhet të jetë prioritet edhe për të gjithë.
Vetingu për politikanët, gjykatësit dhe prokurorët me monitorim ndërkombëtar, verifikimi i pasurisë dhe pronës, hetim i privatizimit dhe oligarkisë së lindur nga ai proces, janë patjetërshmueri për sundim joselektiv të ligjit dhe ndalim të gjuetisë politike të shtrigave me propagandë partiake.
BDI nuk është e interesuar për të qenë pjesë e qeverisë, por do të vijojë të alarmojë që legjitimiteti etnik i mungon qeverisë dhe kjo i bën vendimet qeveritare monoetnike. Shqiptarët preferencial po shkaktojnë pasoja të pariparueshme
Maqedonia e veriut është vend multietnik dhe ka nevojë për harmoni midis dy komuniteteve shumicë, shqiptarët dhe maqedonasit.
 Respekti i ndërsjellë është pikënisje për stabilitet, qëndrueshmëri, siguri dhe të ardhme të qëndrueshme për vendin.
Cënimi sistemor i Marrëveshjes së Ohrit nga Qeveria dhe Gjykata Kushtetuese është i papranueshëm dhe alarmues për shoqërinë dhe karakterin multietnik të shtetit.
Marketing