Ali Ahmeti: Mekejn hero i kohës sonë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, sot ka shprehur ngushëllime për vdekjen e senatorit amerikan Xhon Mekejn.

Marketing

Në faqën e tij zyrtare në Facebook, Ahmeti ka shkruar:
“Hero i kohës tonë, prehu në paqë.

Xhon Mekejn do të kujtohet nga të gjithë ne si mbështetës i madh i paqës, lirisë, demokracisë, të drejtave të njeriut, drejtësisë.

Shqiptarët dhe rajoni humbën një mik të madh i cili sot u nda nga jeta ashtu siç edhe jetoi, në mënyrën e vet” përfundon Ali Ahmeti ngushëllimin e tij.