Ali Ahmeti mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-Presidentit Nishani

Lideri i BDI-së ALi Ahmeti ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-Presidentit Bujar Nishani.

Marketing

Në një status në rrjetet sociale, Ahmeti shkruan: Të pashlyeshme në kujtimet tona do të mbesin vitet e angazhimit të tij në politikën kombëtare, ndërsa nga takimet që kishim bashkë do të kujtojë gjithmonë entuziazmin dhe përkujdesin që tregonte kur në tavolinën e bisedimeve ishte çështja mbarëkombëtare. Përcjell ngushëllimet e mia të sinqerta familjes së nderuar Nishani, miqve dhe bashkëveprimtarëve të Presidentit Nishani!

Marketing