NATO përfundimisht u bë!
Urime të dashur qytetarë. Ky angazhim i joni i gjatë dhe përplotë përpjekje të pandara sot u rrumbullakësua në Spanjë me ratifikimin e fundit të protokolit për anëtarësim.
Në asnjë çast nuk u ndamë nga qëllimi ynë dhe asnjëherë nuk u lëkundëm nga ky përcaktim i të gjithë neve.
Edhe kur të gjithë dyshuan, edhe kur të gjithë ngrenë dorë nga ky rrugëtim, ne me këmbëngulje vijuam drejtimin euroatlantik të këtij vendi, ia vlejti dhe ia dolëm.
Ju faleminderoj shumë për gjithë mbështetjen ndër këto vite, ndoshta ishte proces i ngadaltë, por me guxim dhe përcaktim të palëkundur, arritëm një të ardhme të sigurt.
Rradhën e ka Bashkimi Evropian. Datë tani!” – thotë Ahmeti
NATO përfundimisht u bë! Urime të dashur qytetarë. Ky angazhim i joni i gjatë dhe përplotë përpjekje të pandara sot u…
Publiée par Ali Ahmeti sur Mardi 17 mars 2020