Ali Ahmeti: NATO po ndodh, vijojmë rrugën drejt BE

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti pas takimit me Kryeministrin Zaev është prononcuar në rrjetet sociale pas mosmarrjes së datës për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian.

Marketing

“Rruga jonë e shtruar dhe e dëshiruar drejt NATOsë tashmë po jetësohet dhe është realitet. Bashkimi i premtuar me komunitetin euroamerikan po ndodh.

Rruga drejt Bashkimit Evropian duhet të vijojë për vetën tonë, për qytetarët tanë sepse ne përfitojmë nga përafrimi i i standardeve tona me ato të vendeve anëtare.

Kjo rrugë është shtruar me veprimet tona të guximshme dhe vizionare andaj dhe duhet të vijojë pa asnjë ndalesë, pa asnjë pengesë, pa asnjë pendesë.” shkruan Ahmeti