Ali Ahmeti: Ndajmë dhimbjen me popullin amerikan dhe familjen Dole

Ka ndërruar jetë veterani i luftës së dytë botërore, Senatori Bob Dole. Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka shkruar në Facebook se shqiptarët janë gjithmonë falënderues dhe ndajnë dhimbjen me popullin amerikan.

Marketing

Statusi i plotë i kryetarit Ahmeti:

Veterani i luftës së dytë botërore, senatori, kandidati presidencial në 🇺🇸, miku jonë i madh dhe luftëtari për drejtësi dhe të drejta njerëzore, Bob Dole, ka ndëruar jetë sot.

Shqiptarët janë mirënjohës dhe faleminderues përjetë, andaj dhe ndajnë dhimbjen me popullin amerikan dhe familjen Dole.

Do të mbetet përgjithmonë në zemrat tona!