Ali Ahmeti në ballë të UÇK dhe Haraçinës së Nuredin Neredinit

Pas luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare të komanduar nga Komandanti i Përgjithshëm Ali Ahmeti, shqiptarët në Maqedoni janë bërë zot të fatit të tyre!

Marketing

Epoka e errët për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut ka përfunduar, sepse ka ndryshuar Maqedonia, dhe për ndryshimin e Maqedonisë do të shkruajë historia!

Në Haraçinë të heroit te viteve 1990 Nuredin Nuredini në Maqedoninë e Veriut ka ndodhur ndryshimi i madh, sepse aty ka zhvilluar betejen titanike Ushtria Çlirimtare Kombëtare!

Sot nën udhëheqjen e Udhëheqësit të popullit shqiptar Ali Ahmeti, Haraçina e Maqedonisë së Veriut, pas epokës lavdimadhe të UÇK-së, rrezaton dashuri shqiptare dhe do të kthejë të kaluarën e lavdishme shqiptare në funksion të fitoreve dhe konoslidimit të elementit shqiptar patriot e atdhetar të rreshtuar në BDI, sepse pa kata idealistë e patriot të mëdhenj, jo vetëm nuk do të kishte mundësi populli shqiptar të ishte zot i fateve të veta në Maqedoninë e Veriut, por do të vazhdonte të jetonte pa dinjitet e me shpresa të thyera dhe të varrosura përgjithmonë në mure të rrëzuara e shqiptarë të shpërngulur nga vatrat e tyre stërgjyshore e të degdisur në të katër anët e globit!

Maqedonia e Nuredin Nuredinit të Haraçinës, nën udhëheqjen e Udhëheqësit Ali Ahmeti, ka ndrushuar shumë, nuk është më ajo kur e mbyti Nuredin Nuredinin duke kundërshtuar për moslejimin e rrëzimit të murit shqiptar para shtëpisë së tij!

Sot Maqedonia e Veriut është vendi ku sundon rendi dhe ligji, ku shqiptari është bërë zot i fatit të tij, dhe tani e tutje vendosë për fatin e vet!

Përfundimisht nuk duhet që Haraqina, kjo paralagje legjendare e Shkupit, të ua japë votën dhe tua falë pushtetin, bijëve e bijave të atyre që janë të rreshtuar në kampin maqedon, të cilët dikur e mbyten Nuredin Nuredin, por edhe e sabotuan luftën e armatosur çlirimtare të UÇK-së!

I pavdekshmi Nuredin Nuredini, është simbol i mbrotjes së murit shqiptar në Haraçinë dhe Haraçina e Tij, duhet te jetë simbol i vendit te sundimit të djemve më të mirë të shqiptarisë të rreshtuar në partinë më të madhe politike shqiptare BDI!

Haraçina vendëlindja emblemë e tij nuk duhet të jetë strehë e pushtetit politik të partive politike maqedone LSDM dhe VMRO dhe e atyre satelite shqiptare e kundërshtare të luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, por edhe të BDI-së!

Maqedonia e Nuredin Nuredinit të Haraçinës, nën udhehqjen e Udhëheqësit të popullit shqiptar Ali Ahmeti, ka bërë hapa të mëdhenj e gjigant perparimtarë euroatlantik!

Maqedonia e Veriut tashmë është edhe shqiptare, nuk është sikur dikur vetëm maqedone dhe vetëm e maqedonasve!

Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 2 Tetor 2021!

Marketing