Ali Ahmeti në Dollnenin: Me 30 shtator të votojmë PËR Maqedoninë Euro-Atlantike

Në kuadër të fushatës për referendum Bashkimi Demokratik për Integrim ka realizuar takim me qytetarët e Dollnenit.

Marketing

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti para banorëve të Dollnenit u shpreh se nëse ka një moment që i bashkon të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë duhet të jetë 30 shtatori ku vendoset për  ardhmërinë.

“Shqiptar, maqedonas, turq, boshnjak, romë, serb, të gjithë bashkë duhet të jemi në këtë proces. Këtu siç e shihni nuk ka simbole partie. Vetë jam partia ma e madhe tek, shqiptarët, boshnjakët dhe simbole partie dhe flamur partie nuk kemi vendosur sepse flamur i të gjithëve neve është 30 shtatori dhe të votojmë PËR  Maqedoninë Evropiane,” u shprehë kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti

Për në fund kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ndau kohë që të bashkëbisedoj me të pranishmit duke kërkuar që të parashtrojnë pyetje atij dhe kryetarëve të komunës së Dollnenit dhe Pllasnicës,  sekretarit shtetëror të bujqësisë, Nefrus Celiku dhe Ministrit të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Sadulla Duraku.

\

Marketing