Ali Ahmeti në takim me mërgatën tetovare: Maqedoninë e Veriut e dërgojmë atje ku jeni Ju, në Bashkimin Evropian

Sot, Bashkimi Demokratik për Integrim – Dega Tetovë, organizoi takimin në temë: “Bashkëbisedim me mërgatën tetovare”. Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Z. Ali Ahmeti i shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm dhe njëherit kryetar i degës së Tetovës z.Faton Ahmeti si dhe ministrat e kabinetit qeveritar nga rradhët e Bashkimit Demokratik për Integrim, zëvendës kryeministri i parë Artan Grubi, ministrat Fatmir Besimi, Kreshnik Bekteshi, Bujar Osmani dhe Jeton Shaqiri takuan, bashkëbiseduan dhe ju dëshiruan mirëseardhje qytetarëve të mërgatës tetovare, të cilat këto ditë pushimi i kalojnë në vendlindje.

Marketing

“Mërgata tetovare ka një rol të rëndësishëm ne proceset kombëtare, dhe ajo ka qenë prijëse e të gjitha proceseve progresive në vendin tonë. Andaj ne si shqiptarë që jetojmë në Maqedoninë e Veriut, falë kontributit të vazhdueshëm të mërgatës shqiptare, gëzojmë të drejtat e plota dhe të barabarta në shtetin tonë” – tha në fjalën e tij përshëndetëse Sekretari i përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim, Faton Ahmeti.

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti deklaroi se në këtë periudhë është e rëndësishme që të përforcojmë marrëdhënien me mërgatën me qëllim që të rritet mbështetja dhe kontributi i tyre për proceset progresive të vendit, me thkes të veçantë në kontekstin e procesit integrues të vendit në BE, arritjes së vlerave dhe standardeve evropiane si dhe rritjes së cilësisë së jetës së qytetarëve.

Ahmeti theksoi se roli i Bashkimit Demokratik për Integrim është jashtëzakonisht i rëndësishëm në gjithçka që është arritur deri më tani në vend, dhe se më e vlefshme është paqja, stabiliteti dhe karakteri multietnik i shoqërisë, duke vënë në dukje se tani partia do të qëndrojë e përqendruar në integrimin evropian apo anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE.

Ahmeti tha mërgata shqiptare ka qenë gjithmonë e mirëpritur në vend, meqë kjo është shtëpia e tyre dhe qëllimi i Bashkimit Demokratik për Integrim do të mbetet që në spektin ekonomik të vazhdojmë me rritjen e pagave, arritjen e standardeve evropiane, zhvillimin e infrastrukturës dhe krijimin e një klimë të favorshme biznesi që do t’u mundësojë të rinjve të qëndrojnë këtu, ndërsa diaspora të kthehet dhe të investojë në shtëpinë e vet.

Lideri i BDI-së theksoi se Maqedonia e Veriut është përballur me sfida të reja, që kërkojnë bashkim të të gjithë aktorëve progresiv shoqërorë në realizimin e qëllimeve strategjike të shtetit. BDI gjithmonë ka luajtur një rol të rëndësishëm dhe ka vënë interesat e përgjithshme kombëtare mbi politikat e ngushta partiake, dhe kështu do të jetë edhe këtë herë kur është në pyetje e ardhmja evropiane e vendit. Në Frontin Evropian i ftojmë të gjitha partitë dhe bashkëmendimtarët të cilët ia duan të mirën vendit – tha mes tjerash kryetari Ahmeti.

Ky takim ishtë një mundësi e mirë që qytetarët e mërgatës të informohen rreth gjendjes aktuale politike dhe ekonomike në Maqedoninë e Veriut, si dhe rreth iniciativave dhe politikave shtetorore, që kanë për qëllim kyçjen aktive të mërgatës në zhvillimin e ekonomisë vendore, përmes programeve të mbështetjes ekonomike për bizneset dhe investimet e reja.

Pjesëmarrja aktive e diasporës në proceset zhvillimore të vendit është e një rëndësie të veçantë meqë shumë mërgimtarë posedojnë jo vetëm kapital por edhe njohuri që janë të nevojshme dhe të domosdoshme për zhvillimin e përgjithshëm ekonomik dhe shoqëror të vendit.