Ali Ahmeti në takimin me Kurtin: Vendi ynë dhe Kosova do të qëndrojnë bashkë në horizontet e zhvillimit dhe integrimit

Në kuadër të Prespa Forum Dialogue në Strugë takova sot Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurtin kështu është shprehur lideri i BDI Ali Ahmeti informon Tetovasot.

Marketing

Ahmeti tha se është biseduar rreth situatës aktuale në raportet me Serbinë, me ç’rast dënuam aktin e rrëmbimit të tre zyrtarëve policorë të Kosovës nga ana e forcave speciale serbe duke e cilësuar këtë si akt provokimi që duhet korrigjuar urgjentisht nga ana e Serbisë.

“Askush nuk mund të cënojë integritetin dhe sovranitetin territorial të Republikës së Kosovës që është i garantuar nga mbarë faktori ndërkombëtar” është shprehur kreu i partisë më të madhe shqiptare në Maqedoninë e Veriut Ali Ahmeti.

Vazhdimi i dialogut me ndërmjetësimin e partnerëve tanë strategjik, Europës dhe SHBA-ve,sipas Ahmetit është i domosdoshëm në frymën e njohjes së ndërsjelltë.

Vendi ynë dhe Kosova do të qëndrojnë bashkë në horizontet e zhvillimit dhe integrimit, krahë njëra tjetrës vëllazërisht në të gjitha sfidat.