Ali Ahmeti nga Debreshi: Marrëveshja e Prespës hapi rrugën e anëtarësimit për në NATO dhe BE

Bashkimi Demokratik për Integrim gjatë ditës së djeshme  takimin me qytetar e ka përmbyll në fshatin Debresh të Gostivarit ku edhe banorëve të këtij fshati u është ripërsëritur se data 30 shtator është datë e papërsëritshme dhe historike.

Marketing

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti para banorëve të Debreshit tha se arritja e një pakti në mes Maqedonisë dhe Greqisë ka qenë një domosdoshmëri pasi pa një marrëveshje nuk do kishte NATO dhe BE.

“Me 30 shtator votohet a do të kemi shtet ligjor, me 30 shtator votohet a do të jemi të vendosur në luftë të pakompromist kundër krimit dhe korrupsionit me 30 shtator çelësat i kemi në dorë dhe dera hapet në mbrëmje në ora 19 si për NATO ashtu edhe për BE. Kush është për NATO dhe BE, me 30 shtator e ka momentin të deklarohet a do lejoj që ky referendum të dështoj dhe unë nuk mendoj kështu pasi ne jemi shumë të organizuar dhe të mobilizuar së bashku me partitë tjera politike që jemi në koalicion në veçanti me LSDM-në.  Me 30 shtator vërtet votohet për ardhmërinë,” u shprehë kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Bashkimi Demokratik për Integrim do të vazhdoj gjatë ditës së sotme për të informuar qytetarët në kuadër të fushatës për referendumin e 30 shtatorit në Gazi Babë dhe në Haraçin.