Ali Ahmeti nga Saraji: Votoni Petre Shilegovin për qytetin e Shkupit, ai nuk është i ngarkuar me paragjykime

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) sonte në tubimin zgjedhor në komunën e Sarajit, prezantoi kandidatin për kryetar të kësaj komune dhe listën e këshilltarëve komunal si dhe listën e kandidatëve për këshilltarë në qytetin e Shkupit për një mandat të ri katërvjeçar, informon GAZETA.MK

Marketing

Në fjalën e tij para banorëve të Sarajit, kreu i BDI -së, Ali Ahmeti u bëri thirrje të pranishmëve por edhe gjithë shkupjanëve që përveç kandidatit të BDI -së Blerim Bexheti dhe listës për këshilltarë, të votojnë edhe kandidatin e partnerit të koalicionit, kandidatin e LSDM-së për qytetin e Shkupit, Petre Shilegov.

“Ka marrëveshje në këto aktivitete politike, ka partneritete. Ne kemi një marrëveshje, marrëveshje që na ka sjellë përfitime si shqiptarë. Ne kemi një marrëveshje për të mbështetur kandidatin e partnerit tonë të koalicionit, z. Peter Shilegov, i cili punoi dhe nuk ishte i ngarkuar me stereotipe dhe paragjykimedhe dhe kjo ashmë është konfirmuar edhe nga Blerimi Bexheti por edhe nga kryetari i Çairit, Visar Ganiu, se Petre nuk ka paragjykime. Pengesa më e madhe për mua është kur vërej se dikush ka paragjykime dhe ka ngarkesa. Një gjë e tillë nuk është vënë re nga ai dhe unë do t’ju kërkoja që ta mbështesni për kryetar të Shkupit, sepse do të jetë në favor edhe të Sarajit, Çairit, Butelit dhe komunave tjera ku mes vete ndërlidhen shumë aktivitete,” ka thënë Ahmeti.