Ali Ahmeti: Nuk bëhesh kryeministër as me 46 deputet

Pasi që lideri i LSDM-së, deklaroi se nuk mund të bëhesh kryeministër me 15 deputet, duke aluduar në kërkesën e BDI-së për kryeministër, lideri I BDI-së Ali Ahmeti në një deklaratë ekskluzive për gazetën “KOHA”, deklaroi se kryeministër nuk mund të bëhet askush as me 15, por as me 46.

Marketing

“As me 46 deputet, prapë nuk bëhet kryeministri. Në këtë situatë të gjitha palëve u duhet qetësi, urtësi dhe të mendojnë për interesa të larta të shtetit. Unë një mund të them se BDI është faktor stabiliteti në vend. Ne me kujdes I analizojmë situatat, nuk do ngutemi. Çdo veprim që do e bëjmë, do e bëjmë në dobi dhe interes të shtetit, të paqes, stabilitetit dhe të çuarjes përpara të proceseve madhore, siç është Marrëveshja e Ohrit Marrëveshja e Prespës, Marrëveshja për fqinjësi të mirë, Ligji për implementimin e gjuhës të zbatohet në germë dhe frymë, si dhe vetingu, lufta kundër krimit dhe korrupsionit. Por në asnjë mënyrë ti shmangemi Vetingut. Të gjithë do të jenë në partneritet me ne në dakordimin e këtyre pikave. Duke përfshirë këtu edhe kryeministrin”, deklaroi ekskluzivisht për “KOHA”, Ali Ahmeti lider i BDI-së.

I pyetur të komentojë idenë e kreut të LSDM-së për shfuqizimit të ministrave pa resor, Ahmeti vlerëson se kjo është çështje që negociohen, nëse vije deri te negociatat. Ai po ashtu i deklaroi gazetës “KOHA”, se për momentin nuk ka asgjë konkrete lidhur me bisedimet për formimin e shumicës së re parlamentare, dhe se nuk ka as ndonjë datë konkrete për takim. “Ne jemi duke i analizuar gjërat”, nënvizoi Ahmeti.