Ali Ahmeti: Nuk bëj pazare me Kosovën – është tokë e shenjtë, e larë me gjak! (Video)

Kreu i BDI-së Ali Ahmeti, i ka hedhur poshtë akuzat e publikuara në analizën 39 faqëshe të Akademisë së Shkencave të Kosovës, ku thuhet se ai ka dhënë mbështetje për ndarjen e Kosovës, shkruan gazeta LAJM. Në fjalimin e fundvitit, Ahmeti ka thënë se ai nuk bën pazare me Kosovë, të cilën e ka quajtur tokë të shenjtë.

Marketing

“Pavarësisht deklaratave apo analizave që bëhen se gjoja unë paskam qenë për ndryshim të kufijve të Kosovës. Unë pa i rënë brisk fytyrës për atë Pavarësi dhe për ata kufij të Kosovës kam dhënë gjithçka nga jeta ime dhe unë nuk bëj pazare me copa të vendit që është gjak i gjakut tim, është gjak i Fazli Grajçevcit, është gjak i Rexhep Malës, është gjak i Femi Lladrovcit, Afrim Zhitisë, Fahri Fazliut, është gjak i Luan Haradinaj, është gjak i qindra e mijëra ushtarë që unë i kam pasur si vëllezër dhe kam qenë në të njejta llogore me ata dhe mua ky gjak nuk më lejon që të bëj pazare për toka të shenjta shqiptare. Prandaj, mos të gabojnë sepse unë nuk jam i koluareve dhe politikave të gjelbërta e të verdha”, tha Ahmeti. https://youtu.be/bjZyR-8Afl4