Ali Ahmeti: Përmbyllim një fushatë europiane, të dielën festojmë fitoren

Lideri i BDH-së Ali Ahmeti në tubimin e mbrëmshëm në Tetovë duke dhënë mbështetje për Teuta Arifin,tha se këtë Agjendë të cilën e ka hapur BDI-ja në Tetovë mund ta
realizojë vetëm Teuta.

Marketing

“Jam shumë i sigurtë nga të gjitha analizat dhe studimet që janë bërë ju
keni bërë një kampanjë europiane, ju fitoren e keni të sigurtë sepse
është fitore me djersë dhe mbi të gjitha është me Agjendë dhe frymë. Të
tjerët kanë bë fushatë partiake kurse ne kemi bërë fushatë me frymë dhe
njerëzit për këtë janë mbledhur për këtë festë që do kemi të dielën në
mbrëmje. I kam përcjellë dhe oponentët që të shoh a mund të na
zëvendësojë dikush, e me keqardhje e them se vërtetë pa ofertë, të thatë
e tepër teori, kështu që kjo dëshmoi që ne rrethin e parë e mbyllëm edhe
më me sukses se sa një vit më parë, gati me mbi 120 mijë votues. Hapim
kapitull të ri me rastin e 20 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit pas
përmbylljes së pjesës normative vazhdojmë me atë për jetë dhe vende pune
dhe këtë për Tetovën kush mund ta bëj më mirë se Teuta”, ka theksuar
kështu kryetari i BDI-së Ali Ahmeti.