Ali Ahmeti: Prioritet projektet infrastrukturore, anëtarësimi në BE shërbim për brezat e rinj

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti sot me bashkëpartiakë për të katërtën ditë me rradhë ka takuar qytetarët e komunës së Gostivarit, e më saktësisht me banorët e Dutllëk, Lejthia, Banjeshnicë, Turçan i madh, Turçan i vogël, Llakavicë, Bajnicë e Epërme, Bajnicë e Poshtme, Tregu i Madh, lagja Beg, Fazaneri dhe Tullana.

Marketing

Krahas kryetarit Ahmeti, para të pranishmëve fjalë rasti kishin edhe kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, sekretari gjeneral i BDI Faton Ahmeti, ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, kryetari i degës së BDI në Gostivar Valdet Xhaferi si dhe deputetja Vjollca Latifi Ademi.

Ali Ahmeti – Kryetar i BDI
“Suksesi i një lëvizje varet nga përcaktimet, nëse ajo përcaktohet në anën e duhur të proceseve historike e të mëdha. Si shqiptar jemi të vendosur që të rrugëtojmë në anën e duhur, aty ku promovohet demokracia. Aty ky promovohet, sundimi i ligjit, shteti juridik, në anën e mirfilltë ku të gjithë këta që thash më lartë janë funskionale. Pikërisht ne si çlirimtarë dhe vazhdimësi në politikën legale tash e 20 vite jemi përcaktuar drejtë në anën që duhet. Jo rastësisht motoja jonë është Bashkë për Europë, sepse një sërë procesesh janë kryer, anëtarësimi në NATO është bërë, Marrëveshja e Ohrit ka përparuar, punët e mëdha asnjëherë nuk kanë të mbaruar, por si marrëveshje dukshëm e prekshëm është realizuar, nga simbolet deri tek universitetet. Që nga administrata deri tek insticucionet tjera të shtetit. A ka ende punë, po, sigurisht ka edhe shumë punë. Një lëvizje politike siç jemi ne, sigurisht se pa ide dhe koncept e ekspert nuk mund të bësh e hartosh një program e një platformë. BDI-ja ka investuar këto 20 vite në ngritje të kuadrove. Që të mos skuqemi përball vendeve, kombeve e shteteve të përparuara. Jam krenar për kuadrot që na zbardhin ftyrën, cilindo nga kuadrot qoftë ekonomik e diplomatik. Ata më gëzojnë sepse ata janë pasqyra e shtetit dhe më bën të palodhshëm që ne të vazhdojmë të ecim përpara. Në këto moment që ne flasim, Bujari kthehet nga Ukraina. Skriningu që ka filluar tek ne u bëhet shteteve që kërkojnë të hyjnë në BE. Nuk fiton BE me anëtarësimin tonë në BE, por fitojmë ne materialisht e jo BE. Vendet e BE-së duhet të ndajnë mjete që ne t’i përafrojmë standardet me ta. Marrëdhëniet me fqinjët janë prioritet, po edhe ruajtja e stabilitetit. Prioritet tjetër është që të ketë nisma të forta në drejtim të infrastrukturës dhe kanalizimeve dhe ujrave të zeza e plehrave. Këto nisma janë në rrugë të mbarë por nuk realizohen brenda ditës. Në pranverën e hershme shpresoj që të nisin punimet për Korridorin 8. Nuk ka qenë e lehtë të fillohet Korridori 8, është edhe hekurudha që do të lidh Shkupin me Durrësin me portin e thatë në Strugë, projekti është i hartuar me një kosto me miliona euro. Ta fusësh vendin në BE është shërbim për brezat e rinjë dhe atyre që do lindin, është fisnikëri. Unë jam gëzuar fortë kur filluan punimet për rindërtimin e kazermës Ilinden që do të kthehen në Universitet, kazerma e cila dikur ishte çerdhe në të cilin Mlladiqi thurte plane anti-shqiptare, por kjo është realitet. Me durim, gjakftohtësi, dhe mençuri proceset ecin përpara. A mundet më mirë, po, e mira nuk ka fund. Jo që unë jam kryetar, po BDI-ja është partia më me demokraci të brendshme, lëri ca flasin ata. Funksionojmë për mrekulli si brenda po edhe në institucione. Ku ka më demokraci se sa të zgjedhësh një anëtarë një votë. Ne si parti, fabrika nuk bëjmë, por mbështesim ekonominë. Ne u bëjmë siguri, nuk keni nevojë të shkoni nëpër dyer. Drejtëpërsëdrejti kemi njerëz, për atë paguhen. Qëllimi ynë është që ta forcojmë shtetin, ekonominë dhe drejtësinë. Duke filluar nga unë ta fillojmë vettingun, që gjykata e prokurorë të jenë të pastër e të drejtë, me ekspertë nga jashtë dhe ekspertizë”, ka theksuar Ahmeti.

Talat Xhaferi – Kryetar i Kuvendit
“Aleanca që kemi bërë me Ahmetin është me rininë tonë. Sot, rinia jonë është me ata që meritojnë të bartin proceset mbi supe. Aleanca tjetër është me popullin. Ne nuk kemi nevojë të kundërvihemi me njëri-tjetrin sepse kemi pasë të drejta të barabarta. Për atë që kemi bërë nuk duhet të akuzohemi me njëri-tjetrin sepse janë qytetarët e bëjnë atë vlerësim. Ata që kanë merituar, e ata që nuk e kanë merituar qytetarët ua kanë treguar vendin”, tha Xhaferi.

Faton Ahmeti – Sekretar gjeneral i BDI
BDI-ja jo rastësisht është partia më e madhe. Së bashku të kalojmë edhe pengesën e fundit drejtë integrimit. Zgjedhjet e brendshme dhe formati të cilin ne përdorëm, një anëtarë një votë është përdorur për herë të parë nga BDI-ja. Ali Ahmeti me vizionin e vet ka arritur shumë suksese dhe shumë punë t’i bëj realitet falë edhe përkushtimit të tij, dalshim faqebardhë”, deklaroi Ahmeti.

Kreshnik Bekteshi – ministër i Ekonomisë
Do kisha përmend disa të arritura dhe më pastaj do të flasim së bashku. Së bashku me të parin ndër ne, z. Grubi kemi sjellë disa vendime për të mirë të qytetarëve dhe kompanive. Mjetet për herë të parë janë ndarë në mënyrë të barabartë, dikur në kohën e kaluar ka pasur diskriminime, ato rajone që kanë qenë të margjinalizuara tash do të ndihmohen në mënyrë shtesë. Ligji për mbështetje financiare dhe masat aktive për vet-punësim. Një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve e shohin punësimin në sektorin privat. Nëse në 2017 paga minimale në nivel shteti ka qenë 14 mijë denarë, paga minimale pas këtij muaji do të jetë 21,22 mijë denarë, paga mesatare ishte, 23 mijë kurse tash do të jetë 30 mijë. Do hapim konkurse për minerale për vendet jo metalike dhe metalike sepse kemi shumë ekspert, do të hapim për punësimin e tyre”, tha Bekteshi.

Valdet Xhaferi – kryetar i degës së BDI-së Gostivar
“Perspektivën dhe përparimin mund ta bëjnë gjeneratat më të vjetra, ata që e kanë përjetuar sistemet e tjera. Është nder për ne që të jemi pjesë e proceseve të cilat i prijnë Ali Ahmeti, lideri ynë. Në këto takime, vrehet prezenca e rinisë, kjo është avantazh për ne sepse kjo flet për faktin se BDI-ja ka ditur të bëj rigjenerimin e organizatës. I ftoj të gjithë të rinjtë të bëhen pjesë sepse mbështetjen që do e ketë në BDI, nuk do ta gjej askundi”, tha Xhaferi.

Vjollca Latifi Ademi – Deputete
“BDI-ja ekziston jo vetëm për vete, por me shoqërinë dhe për shoqërinë. Shumë parti opozitare, shqiptaro-maqedone tentuan ta mposhtin BDI-në, Ali Ahmeti me qetësinë e tij i dërgoj teposhtë, nga Cërvenkovski deri tek Gruevski. Partitë e sotme për liderin nuk janë fare konkurent, sepse Ahmeti është lider tek i cili shqiptarët shohin shpresën. Njeriun të pavdekshëm e bëjnë veprat, thotë një fjalë e urtë. Puna jonë është që të bëjmë reale dhe të prekshme Maqedoninë europiane, e BDI-ja është instrument nga i cili do të arrijmë. Ne do ta ndryshojmë rrugën e fëmijëve tanë. Ne nuk do të shkojmë në Europë, por do ta sjellim atë në vendet tona. Kjo është një realitet”, tha Latifi.