Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Z. Ali Ahmeti, ka uruar të
gjitha gratë me rastin e 8 marsit nëpërmjet të një video mesazhi.
Në urimin e tij, Ahmeti thotë:
“Të dashura motra, nëna sot është dita e 8 Marsit, ditë e shënuar për ju
gratë në vend dhe gjithandej prandaj shfrytëzojë rastin t’ju urojë
mbarësi, t’ju urojë jetë edhe më të mirë nga kjo që keni bërë deri më
tani, urojë që në punën tuaj të keni suksese. ani më kohërat kanë
ndryshuar, gruaja është më e përgatitur, është më e emancipuar dhe tani
më të gjitha gratë në vend duhet të jenë dalzotës në të gjitha fushat
për t’u avancuar dhe për të qenë e barabartë krahas me gjininë
mashkullore. Sot i kemi të gjitha hapësirat që ju më barazinë e
drejtësinë ta vendosni vetë. Urime dhe njëherë dhe të gjitha të mirat në
jetën tuaj.” përfundon video urimin e tij Ali Ahmeti.