Ali Ahmeti: Rruga jonë drejt NATO-s dhe BE-së është njëdrejtimëshe, kthim prapa s’ka

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti pas votimit të mbrëndshëm në kuvend duke falimenderuar gjithë ata që kontribuan që ky proces të vijojë mbarë mes tjerash ka shkruar

Marketing

Të dashur qytetarë, motra e vëllezër

Më lejoni ju lutem të falëminderoj secilin prej jush për përkrahjën e dhënë në këto kohëra vendimtare dhe për besimin e bartur tek ne për ta marrë vendimin e duhur.

Njëkohësisht, shpreh mirënjohje të jashtëzakontë edhe për 80 deputetet që votuan për, ndërsa edhe ato që deshën të votojnë për, por nuk e gjetën dot guximin për ta bë gjënë e duhur mbrëmë, i ftoj që të na bashkangjiten ne procedurat e mëtejmë për rrumbullakësim të këtij procesi.

Nuk lë dot pa përmendur edhe ato që punuan tashmë me javë të tëra në rrethana të vështira për të ardhë deri te ky sukses fillestar!

Rruga jonë drejt NATO dhe BE është njëdrejtimëshe, kthim prapa s’ka.

E përsëris, ne jemi të zgjedhur që të marrim vendime të rëndësishme, vendime të guximshme, e jo të kalkulojmë për zgjedhjet e ardhshme dhe mandatin e ardhshëm.

Ato 80 deputet që votuan për, por edhe ata që hezituan të votojnë e dijnë fare mirë se vetëm kjo rrugë na sjell paqë të qëndrueshme, siguri, stabilitet, marrëdhënie të mira ndërfqinjësore dhe ndëretnike, reforma sistemore, shtet ligjor dhe syndim të së drejtës, barazi dhe rrumbullakësim të Marrëveshjes së Ohrit, zhvillim ekonomik, më shumë vende pune, investime vendore dhe të huaja si dhe mirëqenie shoqërore.

Miqtë tanë të komunitetit ndërkombëtar janë krah për krah me ne në këtë rrugëtim për ta bë Maqedoninë vend evropian.

Ndërsa opozitën e ftoj të rreshtohet në anën e duhur të progresit dhe përcaktimit euroatlantik pa vonesa dhe kalkulime të mëtejme.

Pushim nuk ka. Që sot vijojmë me punë për ta rrumbullakësuar këtë proces.

Vetëm bashkë jemi më të fortë.

Marketing