Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta e ish kryetarit të Tetovës, i ndjeri Alajdin Demiri.
“Familjes dhe miqve të z. Alajdin Demiri, ish ambasadorit dhe kryetarit të Tetovës, ju shpreh ngushëllime të sinqerta dhe ndaj dhimbjen me ata për humbjen e tyre të sotme”, shkruan Ali Ahmeti.