Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka shkruar një mesazh ngushëllimi për vdekjen e gazetarit Alush Kamberi, përmes profilit të tij në Facebook.
“Gazetaria në vendin tonë dhe më gjërë në themelet e saj gjithmonë do të mbajë kontributin e jashtëzakonshëm të Alush Kamberit.
Ngushëllime më të thella familjes, miqëve dhe të gjithëve që e njohën.
U prehtë në paqe shpirti i tij!” ka shkruar Ahmeti.