TetovaSot mëson ekskluzivisht emrin e Malësorit nga Gajrja e Tetovës i cili sot propozohet për ministër në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Profesori universitar, biznismeni i dalluar dhe ish-ushtari i UÇK-së, nënkryetari i Degës së Tetovës, Ibrahim Dehari është propozimi i Ali Ahmetit për ministër për rregullimin e klimës investuese nga kompanitë vendore.
Edhe përkundër kundërshtimeve, megjithatë lideri i BDI, Ali Ahmeti këmbëngul dhe fiton edhe një vend për shqiptarët në Qeveri dhe atë ia delegon malësisë së Tetovës.