Sot, e martë, 2 prill 2024, në Prizren të Republikës së Kosovës, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, i shoqëruar nga Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së veriut, Talat Xhaferi, Zëvendës Kryeministri i Qeverisë, Artan Grubi dhe Ministri i Jashtëm Bujar Osmani, do ta takojë Kryetarin e Prizrenit, Shaqir Totaj.
Vizita e Ahmetit realizohet me rastin e ndarjes së çmimit “Qytetar nderi” i Prizrenit, vendim ky i sjellur nga këshilli komunal i Prizrenit disa ditë më parë.
Ceremonia e ndarjes së çmimit bëhet në ora 11:00 në komunën e Prizrenit, ndërsa Ali Ahmeti do të vizitojë edhe muzeun e Lidhjes së Prizrenit.