Koment nga Aktuale.mk
Pas përfundimit të rethit të parë të zgjedhjeve lokale në Maqedonia, Bashkimi Demokratik për Integrim i Ali Ahmetit edhe njëherë dëshmoi se në kampin politik shqiptar në Maqedoni nuk ka konkurrencë dhe është kala e pamposhtur tashmë e 30 vite.
Edhe përkundër tentimeve të partive opzitare të ndihmuara nga shumë faktorë tjerë për ta thyer BDI-në, partia e Ahmetit si feniks u bëri ballë të gjitha sfidave me të cilat u ballafaqua në këtë rreth të parë të zgjedhjeve lokale.
Këto zgjedhje do të mbahen mend edhe me fitoret e thella të cilët kandidatët eBashkimit Demokratik për Integrim i kanë shënuar kundër oponentëve të tyre.
Trumpetimet se BDI në këto zgjedhje lokale do të shënojë fijasko dolën të pavërteta sepse populli din të vlerësojë punën e mirë të kuadrove të BDI-së dhe Ali Ahmetit.
Humbësit më të mëdhenjë të këtyre zgjedhjeve koalicioni ASH-AAA dëshmoi se pa program konkret nuk mund të fitojë asnjëherë zgjedhjet, sepse populli nuk do “llafe” dhe akuza por punë dhe projekte konkrete.
Në vazhdim do ju japim një pasqyrë reale të votave për këshilltarë në komuna aty ku ka garuar BDI me lista të saja pa përfshirë qytetin e Shkupit.