Ali Ahmeti takim me ambasadorin italian, Andrea Silvestri

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim z. Ai Ahmeti u takua sot me
Andrea Silvestrin, ambasadorin e ri të Republikës së Italisë në Shkup.
Në këtë takim u bisedua për përkrahjen e Italisë lidhur me integrimet
euroatlantike të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ahmeti dhe
Silvestri u pajtuan se Republika e Maqedonisë së Veriut, por edhe i
gjithë Ballkani Perëndimor i përket Evropës dhe me këtë rast që të dy
bashkë shprehën optimizëm që vendi të vazhdojë të shënoj përparim në
rrugën drejt integrimit evropian.
Ambasadori Silvestri gjatë këtij takimi i ka thënë Ahmetit se Italia
vlerëson që Republika e Maqedonisë së Veriut është në drejtim të duhur
politik dhe që ata do të përpiqen që në bashkëpunim me aleatët tjerë
evropian të ndihmojnë ecurinë tonë drejt Bashkimit Evropian.
Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti ambasadorit italian, z. Andrea
Silvestri i ka uruar punë të mbarë dhe i ka thënë se bashkëpunimi i
afërt mes dy vendeve tona do të vazhdojë.
Ahmeti gjithashti i ka thënë Silvestrit se Italia është një vend mik dhe
partner strategjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Të dy bashkëbiseduesit, Ahmeti dhe Silvestri gjithashtu biseduan edhe
rreth vendimit të fundit të Qeverisë së RMV-së me qëllim modernizimin e
Korridorit 8 dhe rikonstruktimin e tij. Të dy vlerësuan se ky hap është
prej një rëndësie të veçantë për shkak të lidhjes rajonale dhe
bashkëpunimit, përkatësisht lidhjes së brigjeve te Detit te Zi dhe
Adriatikut, një arterie kjo tejet strategjike.
Ahmeti i ka thënë ambasadorit Silvestri se i është mirënjohës për
kontributin e shtetit Italian në arritjen e Marrëveshjes së Ohrit dhe me
këtë sjelljen e paqes në Maqedoni të Veriut.
Kryetari i BDI-së Ahmeti dhe ambasadori italian Silvestri bashkë kanë
vlerësuar se Marrëveshja e Prespës ishte një hap i duhur për RMV-në
drejt anëtarësimit të plotfuqishëm në NATO. Ahmeti me këtë rast ka
theksuar se vendi ynë nuk e humbi asnjëherë besimin tek qëllimi dhe këtë
e realizuam, u bëmë pjesë e NATO-së.
Ahmeti njoftoi ambasadorin italian se tashmë Maqedonia e Veriut është
duke punuar me palën bullgare me qëllim tejkalimin e çështjeve të fundit
të hapura dhe i ka thënë që vlerëson se duhet vullnet i mirë nga dy
palët dhe që së shpejti i njëjti do të tejkalohet pasi që ky problem nuk
është më i vështirë se sa çështja me Greqinë
Lideri i BDI-së, z. Ali Ahmeti i ka përsëritur qëndrimin e tij
ambasadorit italian se Republika e Maqedonisë së Veriut ka qenë dhe
mbetet e përkushtuar për ndërtimin e fqinjësisë së mirë.
Ali Ahmeti gjatë bisedës me ambasadorin e Republikës së Italisë në
Shkup, z. Andrea Silvestri është shprehur i kënaqur nga realizimet dhe
arritjet e Qeverisë në këto muajt e parë dhe me këtë rast ka theksuar
bindjen që do të vijon me realizimin e programit.
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti në fund të
takimit me ambasadorin italian, z. Andrea Silvestri kanë diskutuar edhe
për regjistrimin, proces ky i cili sipas kryetarit Ahmeti nuk duhet të
politizohet e as etnizohet por thjesht të bëhet.
Marketing