ALI AHMETI: T’ia thuash në sy gabimet bashkë veprimtarit është burrëri por jo edhe ta përqeshësh pas shpine (VIDEO)

Unë nuk do të isha i lumtur në qoftë se në BDI të gjithë do të ishin duartrokitës, të gjithë do të ishin miratues, por BDI është forcuar përmes debateve shkencore, shprehjes së mendimit të lirë dhe asnjë nuk është i izoluar në BDI se ka shfaqur mendimin e tij ndryshe, përkundrazi është vlerësuar mendimi ndryshe si begati dhe pasuri e partisë sonë. Unë përherë i kam dhënë hapësirë debatit dhe artikulimit ndryshe, por gjithmonë i kam këshilluar pasi që edhe më takon ta them, unë mendimin tim nga përvoja ime jetësore mbi 40 vjet në aktivitet me njerëz, lëvizje u kam thënë: vetëm pas shpinës mos të punohet, me hile mos të punohet, por që e thua mendimin qoftë edhe i gabuar por ta thuash hapur, është një begati, është një pasuri. Kështu ka komentuar zërat për përçarjet e mundshme brenda Bashkimit Demokratik për Integrim, lideri i kësaj partie Ali Ahmeti në emisionin Klan Debat me gazetarin Seladin Xhezairi.

“T’ia thuash gabimet bashkëpunëtorit, bashkë veprimtarit, t’ia thuash në sy e hapur është burrëri, është trimëri, por jo edhe ta përqeshësh pas shpine, por jo ta përgojosh pas shpine, neve problemet nuk mund të na i zgjedh rruga, nuk mund të na i zgjidh pazari, por institucionet. Është këshilli i përgjithshëm, është kryesia, janë institucionet shtetërore, janë mekanizmat politik që i japin drejtim problemeve”, është shprehur lideri i BDI-së Ali Ahmeti.

Marketing