Ali Ahmeti – Uashingtonit dhe Brukselit: Ballkani është Europë

Në Panelin kryesor të Forumit të Prespës për Dialog, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti ka mbajtur fjalim rasti ku prezent ishin figura të larta të diplomacisë  botërore.

Marketing

“Përderisa e kam në krah ambasadorin Riker po e nis me atë fjalimin tim. Ka qenë një moment që më bëri përshtypje shumë të madhe sepse z. Riker ka pasur angazhim të madh si ambasador i SHBA për përmbylljen e këtij problemi. Përpjekjet tona nuk arritëm që t’i kurorëzojmë dhe z. Riker u emërua Zëvendëssekretar shteti. U organizua një vizitë në SHBA me kërkesë nga të dyja anët. Unë e kam një behane shumë të madhe, sepse nuk mund të bëj udhëtime me aeroplan”, është shprehur kështu në fillim të fjalimit të tij Ahmeti.

Sipas tij, gjithnjë ka pasur guxim për të zgjidhur problemet në vend dhe se përkrahjen e ka gjetur në mbarë qendrat e diplomacisë botërore.

“Ambasadori Riker më tej u ka thënë të gjithë funskionarëve sepse Aliu ka një hall të madh pse ka ardhur me aeroplan. Halli ynë ishte se vendi ynë kishte një problem të madh për shkak se kishte një fllad të madh nga Lindja e Mesme, nga Lindja e Afërme, me pamflete dhe me organizime. Një pjesë e hallit ishte se vendi ishte i ndarë, një pjesë kërkonte eurointegrimin se kështu forcoheshte paqja dhe bindja për ardhmërinë dhe kjo më bëri që unë të marr guxim dhe për një moment ta harroj atë të palumturi dhe gjeta një ngrohtësi, me gjitha takimet që u organizuan andej, gjeta një përkrahje të jashtëzakonshme për të zgjidhur problemet, por edhe një miqësi të jashtëzakonshme dhe këtë që ke biseduar me ne bisedoji edhe me partnerët tanë. Vizitat i vazhdova në Berlin dhe gjitha vendet skandinave me qëllimin më të mirë që të ndërtojmë paqen, ardhmërinë dhe ky moment me gjitha këta investimet që bëri Uashigntonit e NATO-s sepse ne kemi qenë 20 vite për të zgjidhur këtë problem. U arrit dhe duheshte bërë mbase e përshëndes guximin e Zaev dhe Tsipras që ky epilog mori fund dhe sot vendi im dhe i Zaevit është anëtar në NATO”, ka theksuar më tej në fjalimin e tij, Ahmeti.

 

Kryetari i BDI-së Ahmeti më tej ka thënë se Marrëveshja e Prespës është e arritur e jashtëzakonshme dhe i tërë Ballkani është Europë.

“Kjo Marrëveshje ka forcuar paqen, stabilitetin, janë forcuar marrëdhëniet midis etnive dhe fqinjëve. Kjo është e arritur e jashtëzakonshme, e arritur historike, histori bëri Gjermania dhe Franca që bënë pajtim dhe ne duhet ta marrim si model këtu në rajonin e Ballkanit Perendimor, nuk ka qenë e lehtë por a duhet ta bëjmë ne dhe të vendosim si standard por duhet guxim që edhe ne ta bëjmë të njëjtën për gjeneratat e ardhshme duhet, me hasmëri shekullore nuk mund të bëhet. Duhet rajon i integruar, sepse kështu duhet të ecim përpara, kështu shtetet tona duhet kështu të funskionojnë. U takova edhe me Lajçak dhe e luta ta mbyllim vrimën e zezë në Europë. I tërë Ballkani është Europë, atëdheu i të parëve tonë është Europa, sepse këtu në këtë vrimë të zezë i tërë krimi është i grumbulluar nga të gjithë vendet e Europës”, është shprehur për fund në fjalimin e tij kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.