Ja kur pritet të zhvillohet meçi mes Furyt dhe Usyk

Historia e boksit do të shkruhet më 19 maj (sipas kohës tonë lokale) kur Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk do të përplasen për titullin e padiskutueshëm në peshën e rëndë.

 

 

Fituesi i kësaj ndeshjeje do të jetë kampioni i parë i padiskutueshëm i peshave të rënda në epokën me katër rripa dhe gjithashtu do të etiketohet si luftëtari numër një në divizion.

Marketing

Boksi është gati të kurorëzojë kampionin e tij të parë të padiskutueshëm botëror në peshën e rëndë që kur Lennox Lewis mposhti Evander Holyfield në 1999.

 

 

Tifozët presin që të zhvillohet një betejë taktike drithëruese me Furyn që godet fort që do të përballet kokë më kokë me Usykun e llogaritur edhe si të pakapshëm, por kush do të dalë fitimtar në atë që është lufta e parë e madhe për këtë shekull.

Ku zhvillohet përballja mes Tyson Furyt dhe Oleksandr Usyk?

Lufta do të zhvillohet në Kingdom Arena në Riad të Arabisë Saudite.

 

 

Data: E diel, 19 maj
Ora: 00:00 (sipas kohës tonë lokale)

Kur do të fillojë spektakli?

 

 

Eventi do të nisë në ora 18:00 të 18 majit (sipas kohës tonë lokale), aty ku do të zhvillohen disa përballje, ndërsa Usyk dhe Fury do të fillojnë ecjen në ring në ora 00:00 të 19 majit. /Telegrafi/