Sot, pikërisht në përvjetorin e Lidhjes shqiptare të Prizrenit, Kryetari
i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, i ju është drejtuar
qytetarëve me një mesazh në lidhje me idenë e zgjedhjes së Kryeministrit
të parë shqiptar në Maqedoninë e veriut.
Në fjalën e tij, Ahmeti ka thënë që: Tani është koha për barazi të
plotë, për marrje të përgjegjësisë për të prirë! Eshtë koha për
kryeministrin e parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut! Disa mund ta
quajnë këtë ide të parealizueshme. Disa mund edhe ta përqeshin besimin
tonë në realizimin e ëndrrës së shumë shqiptarëve. Kjo, megjithatë është
diçka e mirë . Kur dikush ta mohon ëndrrën, të bën që të punosh akoma
më shumë për ta realizuar.
Kur ëndërronim për lirinë në vitin 2001, po e njejta kategori e njerëzve
gjithashtu u tallën dhe ngritën flamurin e bardhë. Dhe nëse vetëm disa
vjet më parë do t’iu thoshim, se do të vinte dita, kur Kryetari i
parlamentit të Maqedonisë së Veriut do të ishte shqiptar, shumë prej
tyre nuk do ta besonin ashtu siç nuk besojnë edhe sot.”
Ahmeti më tej sqaron se ai vet nuk do të jetë kandidat për kryeministër.
“Kjo ide është shumë më e madhe se çdo parti apo cilido person. Kjo ide
nuk ka të bëjë me BDI-në dhe sigurisht jo me mua. Une jam këtu për tia
vazhduar jetën procesit, që ti prij konceptit, që të bëhem urë dhe të
shtroj rrugë duke krijuar rrethanat për realizimin e ëndrrës, ndërsa ju
mbetet juve që ta zbatoni. Unë po mbjell, që ju të korrni. Unë po
ëndërroj që ju të realizoni. Unë po guxoj që ju ta bëni. Kur jemi
bashkë, jemi shumë të fuqishëm. Kjo është një kauzë kombëtare shqiptare.
Kjo është ëndrra jonë kombëtare. Endrra e barazisë së plotë, ëndrra e
një shoqërie që fjalët i kthen në vepra.” Përfundon Ahmeti