Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për 22 nëntorin, ditën e Kongresit të Manastirit dhe të alfabetit të gjuhës shqipe.

Marketing

“Për mua sot është dita e gjuhës shqipe, jo vetëm e dita e alfabetit të gjuhës sonë të shenjtë dhe e kongresit të Manastirit.

Gjuhën tonë të lashtë duhet ta kultivojmë dhe ta promovojmë, të bëhemi bashkë dhe të vihemi në ballë të përpjekjeve për ta mbrojtë nga sulmet e përditshme. Deri dje punonim që ta avansojmë përdorimin e gjuhës tonë, ndërsa sot jemi vënë në pozitë për ta mbrojtur atë që e kemi arrirë.

Çështja kombëtare, gjuha, flamuri, bashkimi e integrimi, kërkojnë përkushtim nga burra e gra idealistë e misionarë!

Unë sot jam në Zvicër, pranë mërgimtarëve tanë, të shënojmë bashkë festat e nëntorit shqiptar dhe të vihemi edhe një herë bashkë në ballë të proceseve kombëtare, për ta mbrojtë atë që e kemi arrirë bashkë dhe për të ecur përpara.

Urime 22 nëntorin, ditën e afabetit të gjuhës shqipe!” shkruan Ali Ahmeti.

Marketing