Të nderuar besimtarë ortodoksë,
kam kënaqësi të veçantë, në emrin tim, po edhe në emër të gjithë neve pranë Bashkimit Demokratik për Integrim, t’ua uroj festën e madhe të Krishlindjeve me dëshirat më të sinqerta për qetësi, paqe, shëndet dhe mirëqenie në shtëpitë Tuaja dhe për më të dashurit Tuaj.
Kremtimi dhe shënimi i lindjes së shpresës dhe besimit duhet të na nxisë në përkushtim më të madh drejt realizimit të asaj shprese për një jetë më të mirë, më të sigurtë dhe me më shumë perspektivë për të gjithë ne, së bashku.
Duke Ju uruar gjithë të mirat për Ju dhe familjet Tuaja, jam i bindur se shoqërinë tonë po e ndërtojmë përmes synimeve të përbashkëta për një jetë më të mirë, për bashkëjetesë, për shoqëri pa paragjykime, me përparim, paqe dhe integrim.
Festat si Krishtlindjet na përkujtojnë që të ndalemi dhe të mendojmë nëse jemi në rrugën e duhur, ndërsa sot, unë jam i bindur se jemi në drejtim të ardhmërisë sonë më të mirë.