Ali Ahmeti uron besimtarët ortodoks
Të nderuar,
Kam kënaqësinë e veçantë tua uroj festën e madhe krishtere Krishtlindjet të gjithë besimtarëve ortodoks.
Krishtlindjet janë një festë e rëndësishme krishtere me të cilat kremtohet lindja dhe na bashkon në dëshirat e ndërsjella dhe të sinqerta për shëndet, sukses dhe mirëkuptim dhe respekt reciprok.
Me shekuj festojmë, respektohemi dhe gëzohemi së bashku. Këtu jemi njëri për tjetrin, prandaj nga zemra Ju uroj shëndet, gëzim, paqe, qetësi dhe mirëqenie për Ju dhe familjet Tuaja.
Për shumë vjet të nderuar bashkëqytetar.