Lideri i BDI-së z. Ali Ahmeti, i pari ka uruar presidentin e ri te zgjedhur amerikan vetem pak çaste pas konfirmimit të fitores në zgjedhjet presidenciale të 3 nentorit.
“Rikthehet miku jonë i madh, Joe Biden, tashmë në krye të Shteteve të Bashkuara të Amerikës : ‘ I Uroj shëndet, punë të mbarë dhe suksese për Presidentin Biden dhe përgëzoj SHBA-të për përmbylljen e procesit zgjedhor dhe të zgjedhurit e ri në Kongres, Senat dhe në Shtëpinë e Bardhë. Falenderime të mëdha edhe për Presidentin Donald Trump dhe kontributin e tij në 4 vitet e kaluara. Miqësia jonë me SHBA-të është e përhershme’- shkruan Ahmeti në uratën e tij.