Ali Sadiku: Tre vjet nga vërshimet në Hasanbeg

“Të nderuar vëllezër e motra 6 Gushti 2016 për Hasanbegun dhe rrethinën do te mbahet mend ngase ndodhi fatkeqesia e madhe natyrore vërshimi. Ajo natë asesi nuk mund të përshkruhet me fjalë,njerëz të zhdukur,njerëz të sëmurë, njerëz të plagosur, rrugë të bllokuara,shtëpi të mbushura me ujë ,kafshë të ngordhura,vetura të mbushur me ujë etj.

Marketing

Nga përvoja ime disa vjeçare si imam e di shum mirë se njerëzit gëzojnë natyra të ndryshme. Mes njerezve gjen njerëz që kanë shpirt të ngushtë dhe që urrehen nga zemrat, por gjen edhe njerëz të lehtë në bashkëpunim, të cilët i duan zemrat. Mes njerezve gjen problematikë, prej të cilëve largohen njerëzit, madje edhe kafshët, por ka edhe të tillë që edhe zogjtë mund të qëndrojnë mbi kokat e tyre. Ka nga njerezit mendjelehtë që fluturojnë, por gjen të tjerë që gëzojnë qetësi dhe dinjitet.

Disa njerez janë të vrenjtur dhe me zemra të ngurta, disa të tjerë kanë zemra të mëshirshme ndaj nevojtarëve. Disa janë mendjemëdhenj, por ka edhe të tjerë që janë përgëzuar me thjeshtësi,te gjitha keto kategori te njerezve ishin prezent edhe gjate vershimeve qe ndodhen ne Hasanbeg dhe mendoj qe do te vazjdojne te ekzistojnë deri në Kijamet por shfrytëzoj rastin që t’ i përgëzoj te gjith ata qe bashkëpunuan me ne gjatë kesaj krize, falenderoj te gjith ata qe sakrifikuan edhe jetën e tyre per ne,ishin me ne në atë kohë të veshtirë,ishin në mesin tonë në forma te ndryshme.Personalisht u jam mirënjohes dhe falënderues të githa institucioneve,organizatave joqeveritare humanitare nga vendi dhe nga jashte,individeve dhe grupeve qe dhan kontribut të jashtëzakonshëm per banorët e Hasanbegut dhe rrethinës në keto momente të veshtira.

Ne fund do ti perfundoja keto rreshta me fjalet e Pejgamberit tonë te dashur,nga Ebu Hurejra transmetohet se Pejgamberi a.s.ka thënë: “Nuk e ka falënderuar Allahun ai që nuk i falënderon njerëzit”(E përcjell Ebu Daudi me nr. 4 811, Tirmidhiu me nr. 1 954, dhe e saktësoi Albani në librin “Vargu i Haditheve të sakta” me nr. 416)” – shprehet Sadiku

Ali Sadiku njëherit është koordinator i zonës së Hasanbegut të Shkupit nga rradhët e Bashkimit Demokratik për Integrim, njihet si njeri humanist dhe si një ish Luftëtar atëherë kur ishte nevoja një ashtu Sadiku me profesion është dhe teolog.