Ali, viktimë e hajdutëve në shtëpinë e tij në Londër

Reprezentuesi i Anglisë, Dele Ali kishte një eksperiencë të keqe, ditë më parë, pasi që u lëndua në fytyrë, kur dy hajdut u futën në shtëpinë e tij.

Marketing

Dele Ali, vëllaun dhe disa shokë ishin duke u argëtuar në shtëpinë në Londër, kur janë futur dy persona të armatosur, duke kanosur të gjithë të pranishmit në atë shtëpi. Detajet ende nuk janë zbardhur, mirëpo mjekët e ndihmës së shpejt, duhej të ndihmojnë Dele Alin, pasi kishte lëndime të qarta në pjesën e kokës.

Me këtë rast, hajdutët u larguan me ari dhe gjesendë të tjera të vlevshme, ndërsa Dele Ali ka dorëzuar të gjitha videomaterialet nga kamerat e sigurimit.

Policia ka nisur hetimet, ndërsa në raportet e para ka shkruar se lëndimi i Dele Alit nuk është edhe aq serioz, ndërsa futbollisti ka refuzuar që të shtrihet në spital.