Deputeti i BDI, Ejup Alimi, sot për javorën “Fokus” shkurt shpjegoi se pse në pres konferencën e djeshme ka përdorë vetëm gjuhën shqipe, madje edhe atëherë kur u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve të redaksive në gjuhën maqedonase.
Në pyetjen pse nuk është drejtuar në gjuhën maqedonase, Alimi u përgjigj me pyetje të tij.
“Nuk keni kolegë në “Fokus” që dinë gjuhë shqipe? Apo dëshironi të jetojmë së bashku dhe të jemi të barabartë”, u përgjigj Alimi.
Javorja Fokus ka pyetur Alimin se si në të ardhmën do të kuptohen nëse shfrytëzon kryesisht gjuhën shqipe për komunikim, ndërsa ai iu tha se institucionet janë të obliguara të sigurojnë përkthyes.
“Unë jam deputet dhe institucionet duhet të sigurojnë përkthyes. Kështu është edhe anasjelltas, nëse ndonjë shqiptar nuk e kupton gjuhën maqedonase duhet të ketë përkthyes. Pse nuk i pyesni deputetët që dinë gjuhën shqipe dhe nuk e shfrytëzojnë? Unë në pres konferencën e djeshme vetëm e kam përdorur gjuhën zyrtare të shtetit”, theksoi Alimi.