Mjeku Aliriza Osmani, nga Kumanova, thotë se qytetarët janë të parët që mund të japin kontributin e tyre që të ndërpriten të gjitha rrugën e përhapjes së virusit korona.
Sipas tij, respektimi maksimal i masave nga ana e qytetarëve do të sillte rikthim sa më shpejt të jetës normale edhe kjo do të ndodhe gradualisht.
Sipas tij gabimet më të mëdha bëhen në lëshime të vogla, si mos respektimi i distancës sociale. Sipas tij gjendja aktuale në Kumanova erdhi si rezultat i qytetarëve të papërgjegjshëm, të cilët nuk janë treguar të sinqertë në anketën epidemiologjike.