Aliti: Emërimi im si koordinator në Saraj e stabilizon situatën

Kemi pasur konsultime me kryetarin Ali Ahmeti dhe duke pasur parasysh zhvillimet që kanë ndodhur në BDI ishte propozimi i kryetarit Ahmeti që unë të pranoj rolin e kordinatorit në komunën e Sarajit dhe unë kam dhënë pëlqimin tim ndërsa vendimi është i kryetarit Ahmeti, deklaroi Rafiz Aliti për TV SHENJA në lidhje me emërimin e tij si kordinator për degën e BDI-së në Saraj.

Marketing

RAFIZ ALITI, BDI

“Ka ardh deri këtu për shkak të mospajtimeve brenda BDI-së me siguri Ahmeti në këtë drejtim ka bërë vlerësimin që interesi I BDI-së është që të mos vazhdojnë edhe më tutje përçarjet brenda aktivit politik në degën e Sarajit dhe pikërisht kjo është sipas meje ajo pse edhe është marrë ky hap nga kryetari”.

TV SHENJA kontaktoi edhe kryetarin e komunës së Sarajit Blerim Bexheti I cili tha se do të jep qëndrim në lidhje me këtë temë pas mbarimit të mbledhjes partiake. Kujtojmë që kohë më parë, Ahmeti emëroi Bujar Osmanin koordinator për degën e BDI-së në Çair.

Marketing